Ministri malazez i Zhvillimit dhe Turizmit, Pavle Radulovic dha sot dorëheqjen pas publikimit, në një stacion televiziv, të një videoje që tregon dy inspektorë të punësuar nga ministria e tij duke pranuar një rryshfet.
Kjo është hera e parë që një çështje korrupsioni çon në dorëheqjen e një ministri në këtë vend të vogël të Ballkanit.
“Askush nuk më ka sygjeruar të dorëhiqem, ky është pasqyrimi i mendimeve të mia personale për këtë çështje, etika duhet të ekszistojë në punë dhe në administratën shtetërore”, deklaroi ministri në një konferencë shtypi.
Video, e publikuar dje në mbrëmje nga “TV Vijesti”, tregon dy funksionarët që diskutojnë për një rryshfet prej disa mijëra eurosh për të lejuar një biznesmen të vazhdonte, pavarësisht një lejeje që i kishte kaluar afati, ndërtimin e një ndërtese në zonën turistike të Budvës.
Ministri, i ardhur në qeveri në vitin 2016 shpjegoi për median se një procedurë disiplinore ishte ndërmarrë kundër dy inspektorëve para publikimit të kësaj videoje.
Mali i Zi që po negocion për anëtarësimin në Bashkimin Europian ka si prioritet luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës