Një milion doza të vaksinave të kompanisë kineze “Sinofarm” kanë arritur sot në Serbi.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përmes një postimi në facebook tha se ardhja e vaksinës kineze është një provë e miqësisë së madhe midis Serbisë dhe Kinës, raporton arbresh.info
Vuçiq, thotë se është i bindur për cilësinë e vaksinës kineze.
Ky është postimi i plotë i tij:
Ardhja e vaksinës kineze është shprehje e një miqësie të madhe. Jam krenar si president i Serbisë që kishim një dorë për të marrë një milion doza të vaksinave nga Kina, që do të shpëtojnë shumë jetë. Si njeri i zakonshëm dhe president i Serbisë, jam i bindur për cilësinë e vaksinës kineze, të cilën do ta vendosë agjencia jonë kompetente. Veçanërisht falë ambasadorit të Kinës Chen Bo, i cili ka bërë përpjekje të mëdha në këtë sipërmarrje të rëndësishme./arbresh.info/



Abdixhiku: Duhet të flasim për zhvillim, projekte e integrim...
I nominuari për ambasador të SHBA në Shqipëri: Mbështetje SP...
Nis renovimi i Stacionit Policor në Podujevë
A duhet që Europa t’i kontrollojë pasagjerët e aeroporteve p...
Rama: Më 28 maj nën patronatin e Kryeqytetit përkujtohen Feh...
Lushtaku ushtron padi ndaj Kurtit: Deklaratat e tij janë shp...