Një grua nga fshati Jabollçishtë e Epërme në Maqedoninë e Veriut ka rrahur tre burra me shkop.
Zhurnal.mk shkruan se 44-vjeçarja ka sulmuar në shtëpinë e tyre tre burrat, të cilat janë 49, 35 dhe 71-vjeçar. Ndërkohë që ende nuk dihet se cilat janë arsyet që e kanë çuar gruan të bëjë këtë gjë.
Njoftimi i Policisë:
L.Z. (44) dje është përleshur me tre persona në shtëpinë e tyre. 49-vjeçari S.Z. rastin e ka raportuar në polici, dhe ka deklaruar se përveç tij, gruaja kishte sulmuar edhe H.Z.(35) dhe S.Z. (71). Pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet raport përkatës.