Një djalë 20 vjeçarë ka vdekur në incidentin armatosur që ka ndodhur në hyrje të fshatit Shishovë në Saraj, në të cilin është lënduar edhe një person tjetër.
Siç informon MPB-ja, mbrëmë rreth orës 02 në SPB Shkup është denoncuar se në spitalin Klinik “Sistina” nga ana e S.T (24) nga Shishova është dërguar i lënduar personi A.A (20) dhe G.A (36), të gjithë nga fshati Shishovë.
“Sipas denoncimit, të tre kanë qenë në automjet të markës ‘ BMV’ në lëvizje, ndërsa para tyre ka qenë një automjet ‘Mercedes’, i drejtuar nga E.SH nga fshati Shishovë, të cilët edhe më parë kanë pasur mosmarrëveshje. Në hyrjen e fshatit Shishovë automjeti ‘Mercedes’ është ndalur në rrugë ndërsa pas tij është ndalur edhe G.A , i cili e ka drejtuar automjetin ‘BMV’. ESH. dhe G.A kanë dalë nga automjeti dhe kanë filluar zënkë, pas të cilës E.SH me armë zjarri ka shtënë drejtë G.A, ndërsa pastaj edhe drejtë A.A. S.T i ka dërguar A.A dhe G.A në spitalin “Sistina” ku A.A ka vdekur”, thonë nga MPB-ja.
Ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit./koha.mk
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim