Nisin bisedimet për formimin e qeverisë së Malit të Zi: Këto janë resorët që i dëshiron Dritan Abazoviq

20:47 | 12 Tetor 2020

Deri të dielën, sipas planit të mandatuarit për kryeministër të ri të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, palët duhet të paraqesin emra për pozicionet në Qeveri, ndërsa marrëveshja përfundimtare mbi programin dhe zgjedhjen e ministrave është planifikuar deri më 30 tetor.

Koalicioni “Bardh e Zi”, i udhëhequr nga lideri i Lëvizjes Qytetare – URA, Dritan Abazoviq, siç ka mësuar televizioni vijesti, do të propozojë personel për sektorin e sigurisë që bashkëpunon me NATO-n.

Ata pretendojnë se kanë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për këtë, si një parti që është e orientuar qartësisht Euro-Atlantike, transmeton Telegrafi.

Këto përfshijnë departamentet e mbrojtjes, punët e brendshme dhe të jashtme si dhe drejtësinë.

Sipas televizionit, Krivokapiq dhe Abazoviq, bien dakord që Drejtoria e Policisë dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) të drejtohen nga profesionistë.

Ndryshe, partitë e tjera parlamentare që kanë krijuar koalicionin fitues kanë kërkuar hise në qeverinë e re.

Lajmet më të lexuara