Më 1 tetor në Serbi ka nisur regjistrimi i popullsisë, rrjedhimisht edhe regjistrimi i popullsisë në Preshevë, Megjvegjë dhe Bujanoc.
Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi, kanë bërë thirrje shqiptarëve të participojnë në censusin në Serbi.
Ragmi Mustafi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka bërë të ditur se regjistrimi do të zgjasë për 1 muaj.
“Më 1 tetor fillon regjistrimi i popullsisë edhe në Luginën e Preshevës, një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, madje edhe historik. Për dy dekada kishim më pak shërbime e më pak institucione. Andaj le t’i përgjigjemi diskriminimit me regjistrim. Le t’i përgjigjemi pasivizimit duke regjistruar çdo shqiptar”, ka thënë Mustafi. /arbresh.info/
Kuajt si “terapistë”: Metoda natyrale që po forcon trupin, m...
OpenAI: Reklamat nuk po vijnë në ChatGPT
Alban Dragusha ndahet me Ramiz Sadikut, pritet ta marrë drej...
Vetura godet për vdekje 74-vjeçarin në Skenderaj
Irani konfirmon vdekjen e shefit të sigurisë, Ali Jarijani
Mësohet arsyeja pse Courtois u zëvendësua pas pjesës së parë