Ministria do ta publikojë atë që sipas ligjit është e detyruar ta ndjekë nëpërmjet Sistemit të vetëm informativ të tregut dhe nëpërmjet FADN – sistemit, deklaroi sot ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski.
“Ne jemi kompetent të ndjekim çmimet e prodhimit të të gjithë prodhimeve bujqësore, atë jua thamë edhe blerësve, edhe prodhuesve dhe vlerësoj se kishte miratim. Kur t’i kemi të gjitha llogaritjet, do ta publikojmë çmimin e vlerës, gjegjësisht çmimin e prodhimit”, tha Nikollovski.
Ai shtoi se në periudhën e ardhshme, nëse ka nevojë, bashkë me prodhuesit dhe mullixhinjtë do të ndërmarrin masa të reja shtesë. Nikollovski vlerëson se gjendja në këtë sektor është e qëndrueshme, ndërsa gjatë periudhës së kaluar Qeveria ka plotësuar kërkesat e bujqve./Telegrafi/
Mot sot kryesisht i vranët
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki