Zv.kryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski ka thënë se ai do të kërkojë dorëheqjen e Lidija Dimovës, drejtoresë e agjensionit kombëtar për programe arsimore, pas zërave për keqpërdorime financiare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kam mendim ndryshe nga ajo, dhe mendoj se duhet të tërhiqet. Do të kërkojmë që ajo të jep përgjegjësi politike dhe të largohet nga funksioni. Jemi të gatshëm që seriozisht të luftojmë me korrupsionin. Nuk do të ketë selektim në luftën tonë” tha Nikollovski.
Përndryshe, Lidija Dimova si drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri, është vendosur në fokus të opinionit pas publikimit të hulumtimit të portalit ‘A1on’, ku theksohet se këto mjete, nga programi arsimor ‘Erasmus’ i janë ndarë sallonit të floktarisë dhe ondulimit, “V.E.Z. Trade”, që është në pronësi të Zoran Zllatkovskit.
U shpall i zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur 39-vjeç...
Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi...
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...