Nikolla Stoillkov është kandidat i OBRM-PDUKM-së për kryetar të Komunës së Novosellës. Zgjedhjet për këtë komunë do të mbahen më 21 prill, së bashku me zgjedhjet presidenciale.
Stoilkov aktualisht është kryetari i komitetit qendror të OBRM-PDUKM-së në Novo Sellë.
Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Novosellës do të mbahen për shkak se ish-kryetari Boro Stojçev dha dorëheqje, pasi që u dënua me dënim me burg për tregti të paligjshme me cigare.
Dje LSDM njoftoi se kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Novosellës do të jetë Nikolla Andonov.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...