Presidenti në largim i Serbisë, Tomisllav Nikoliq të premten ka shfaqur shpresën se në bisedimet për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian të mos ketë kushte shtesë, të cilat Serbia nuk mund t’i përmbushë siç është njohja e pavarësisë së Kosovës.
“Serbia po punon aktivisht në përmbushjen e kushteve që të bëhet anëtare e plotë dhe bisedon me Prishtinën për normalizimin e raporteve. Nuk e di nëse do të ketë kushte shtesë dhe shpresoj se nuk do të ketë kushte, të cilat nuk mund t’i përmbushim, e kjo është njohja e Kosovës”, ka thënë Nikoliq në takimin me shefen e diplomacisë evropiane Federika Mogherini, është bërë e ditur nga shërbimi i press qendrës në Beograd.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje