Vendimet për izolim nga COVID-19 nga sot mund të gjenden në formë elektronike përmes faqes vakcinacija.mk, ndërsa ka mbrojtje maksimale të privatësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në bazë të Vendimit të Qeverisë për ndryshimin e mënyrës së paraqitjes së vendimeve për izolimin e personave pozitivë me COVID-19 dhe kontakteve të tyre, ju njoftojmë se nga sot platforma në të cilën çdo qytetar që duhet të merr vendim për izolim do të kenë akses vetëm në vendimin e tyre pa pasur akses në të dhënat e shtetasve të tjerë të cilëve u është shqiptuar vendimi për izolim.
Qasja është e mundur përmes një baneri në ueb-faqen e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar (http://dszi.gov.mk/) e cili ju çon në portalin Vakcinacija.mk ose direkt në https://vakcinacija.mk/landing.
Procedura është e thjeshtë. Qytetarët që nuk kanë krijuar një profil deri më tani, do të duhet të regjistrohen në Portal duke krijuar një profil i cili mundëson gjenerimin e vendimit për izolim e cila nënshkruhet në mënyrë digjitale nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.
Të gjithë personat që deri më tani kanë profilin e tyre në vakcinacija.mk, do të mund ta gjenerojnë vendimin në të njëjtën mënyrë si çertifikatat për vaksinimin kundër COVID-19 ose që ka kaluar COVID-19./Telegrafi/
Nesër protestë në Jarinje, QKMK paralajmëron për bllokimin e...
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...