Nga dita e shtunë qytetarët e Maqedonisë do të mund të hynë në Holandë nëse japin certifikatën për imunizim, PCR test negativ dhe karantinë 10 ditore. Ky kusht vlen edhe për qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi.
“Nga 4 shtatori do të hynë në fuqi ndryshimet e rëndësishme në lidhje me vendet që kanë rrezik të lartë nga coronavirusi” thuhet në njoftim.
Maqedonia e Veriut është vendosur si e rrezikshme nga coronavirusi, dhe udhëtarët nga Maqedonia e Veriut do të mund të hynë në Holandë nëse janë të vaksinuar plotësisht dhe po ashtu do të kërkohet karantinë 10 ditore.
Nga 6 shtatori, udhëtarët që vinë nga vendet me rrezik të lartë, gjithashtu duhet të dorëzojnë PCR test negativ jo më i vjetër se 48 orë ose testi për antitrupa jo më i vjetër se 24 orë./Telegrafi/
Shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Turqi
Parashikimi i motit për nesër
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...