Nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup njoftojnë se borxhi mbetur i ujit në bazë të faturave të paditura dhe të rregullta do të mund të paguhet në periudhën nga 2 prilli deri më 15 maj në këste dhe pa interes të përllogaritur për pagesë të vonuar.
Nga kjo ndërmarrje informojnë se personat fizik dhe juridik, gjegjësisht qytetarët dhe ndërmarrjet do të mund ta paguajnë borxhin nëpërmjet të marrëveshjeve deri në 24 këste mujore në varësi të lartësisë së borxhit.
“Udhëheqësia e re e NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup edhe në të ardhmen do të kujdeset për shfrytëzuesit e saj përmes sjelljes së masave dhe projekteve të ndryshme të cilat do të jenë në interes vetëm të shfrytëzuesve tanë dhe të qytetarëve të Qytetit të Shkupit”, thuhet në kumtesën e NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup./Telegrafi
‘Misioni i pamundur’ i Endrickut
Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arresto...
Carragher e vendos Xhakën në formacionin më të mirë të gjysm...
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harr...
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...