Për nesër në orën 15:00 është planifikuar vazhdimi i negociatave mes partive politike për Ligjin e ri për Prokurorinë Publike, me të cilin do të zgjidhet edhe statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale.
Në lidhje me raundin e katërt të bisedimeve, ish-kryetari i Gjykatës së Lartë Dane Iliev, për Kanal5 vlerëson se qëndrimet e kundërta mes pushtetit dhe opozitës janë shqetësuese.
Sipas Ilievit është e pakuptueshme që në procedurat hetimore të ardhshme, “bombat” të mos përdoren si dëshmi në proceset gjyqësore.
Ai thotë se problemi me praninë e krimit të lartë dhe korrupsionit nuk do të zgjidhet vetëm me ekzistimin e PSP-së, por negociatat të vazhdojnë edhe në formimin e Gjykatës Speciale për gjykimin e këtij krimi.
Ndryshe, sjellja e Ligjit për Prokurorinë Publike është një nga pikat kyçe për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa përveç opozitës maqedonase në bisedime janë përfshirë edhe Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa./Telegrafi/
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...
Ndalohet shtetasi serb në Jarinje, i konfiskohen materiale n...
Policia zbulon substancë narkotike në burgun e Dubravës, kat...