Gjuha shqipe në janar të vitit të ardhshëm do të zyrtarizohet në nivel të shtetit. Për këtë është i bidnur kryetari i komisionit për çështje evropiane Artan Grubi.
Të hënën rikthehet debati në këtë komision. Pas tri ditësh debat dhe shqyrtim të amendamenteve nga ana e partive politike, ligji do t’i dorëzohet kryetarit të kuvendit për miratimin përfundimtar të leximit të dytë.
“Uroj që kjo të ndodhë brenda vitit por sipas agjendës reformuese, jam i bindur se në mes të janarit e kemi të miratuar dhe në këtë mënyrë rrumbullaksohet Marrëveshja e Ohrit dhe do të arrijmë barazinë gjuhësore, do ta mbyllim një kapitull shumë të rëndësishëm që rrjedh nga M.O dhe nga lufta e vitit 2001”, tha Artan Grubi, deputet i BDI-së.
Leximin e parë të këtij ligj e kundërshtuan ashpër deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët për ta penguar procesin, reagonin me replika dhe kundër replika./tv21/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1