Komunikacioni nesër nga ora 10 pjesën qendrore të Shkupit do të ndryshohet për shkak të vendosjes së foltores para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për protestën e organizuar nga grup qytetarësh “Të rinjtë për Maqedoni”, informojnë nga Ministra e Punëve të Brendshme.
Sipas MPB-së, Sektori për siguri të komunikacionit rrugor do të kryejë ri drejtimin e komunikacionit rrugor në rrugët: udhëkryqi “Dame Gruev – Vasil Gllavinov” në drejtim të “Kryqit të Kuq” dhe nga prapa nga udhëkryqi “11 Oktomvri – Koço Racin”.
Në të njëjtën kohët, ju bënë thirrje të përmbahen nga akte të dhunshme në kohën e protestës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ministria e Punëve të Brendshme punon dhe respekton të drejtën për shprehjen e mendimeve kundër, por në të njëjtën kohë bëjmë thirrje deri tek qytetarët të përmbahen nga aktet e dhunshme dhe aktivitete të dhunshme për t’u ruajtur rendi publik dhe qetësia”, thuhet në kumtesën e MPB-së./Telegrafi/
PSD ironizon, i dërgon “kartelën” e Vetëvendosjes Hamzës dhe...
Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin, nuk mund të hy...
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...
Sveçla: Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar në rritjen ...
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për dhu...
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evro...