Dënimet për mosvaksinimin e fëmijëve do të variojnë nga 350 në 650 euro, theksojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e Maqedonisë.
MPPS thotë se në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse ka informuar të gjitha kopshtet publike dhe private se Ministria e Shëndetësisë ka shpallur epideminë e Fruthit.
Njëkohësisht nga kjo Ministri kanë njoftuar kopshtet se është i ndaluar pranimi në kopshte i fëmijëve që nuk kanë pranuar vaksinën MRP shkruan Alsat M
“Kopshtet janë përgjegjëse për zbatimin e masave sanitaro-higjienike dhe masave kundër epidemisë. Bazuar në atë çfarë u tha më sipër, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thekson se vendimet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë duhet të respektohen. Treguesit dhe rekomandimet janë të dobishme për parandalimin e sëmundjes dhe posaçërisht për sigurinë e fëmijëve” thuhet në deklaratën e MPPS-së.
Dje Ministria e Shëndetësisë shpalli epideminë e Fruthit në territorin e Qytetit të Shkupit për shkak të 13 rasteve të reja të të prekurve.
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...