Kryetari i komunës së Gostivarit dhe përhershme e UNDP-së Narine Sahakjan, nënshkruan sot Kontratën për financim të projektit të titulluar “Përfshirja e grupeve të margjinalizuara në jetën sociale përmes aktiviteteve sportive, rekreative dhe kulturore” në kuadër të programit “Fuqizimi i Këshillave komunalë”, implementuar nga UNDP dhe financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Vlera e projektit është 50.000 franga zvicerane dhe parasheh rregullimin dhe adaptimin e shëtitore të lumit Vardar për shfrytëzim nga personat me aftësi të kufizuara dhe grupet e margjinaluzuara.
Ndryshe, projekti në fjalë u përzgjodh si me prioritet nga pjesëmarrësit në Forumet në bashkësi.
Vlen të theksohet se krahas realizimit të këtij projekti, Komuna e Gostivarit në Programin zhvillimor për vitin 2020 ka paraparë 200.000 euro për zgjerim të shëtitores. /arbresh.info/
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja