Nënkoloneli Mentor Saiti është emëruar komandant i njësitit special ushtarak “Rexherët” të Armatës së Maqedonisë së Veriut.
Ai është një kuadër i dalluar ushtarak, i cili përpos akademisë ushtarake, ka kryer edhe specializim në Akademinë e ushtrisë tokësore të SHBA-ve, përcjell INA.
Gjatë qëndrimit në SHBA ai ka shënuar rezultate të shkëlqyera dhe është vlerësuar si ushtarak i dalluar, duke marrë edhe një titull si qytetar nderi i qytetit Levenvort në Kanzas të SHBA-ve. Ai gjatë kohë ka qenë pjesë e njësitit “Renxherët”. Kjo është një nga gradimet e para udhëheqëse të shqiptarëve në Armatën e Maqedonisë, ku përfaqësimi në hierarkinë udhëheqëse është ende u ulët. Mentor Saiti është nga Gostivari dhe se është adhurues i sporteve të ndryshme.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...