Zëvendësministri i Shëndetësisë, Musa deklaroi se “nga 56 punonjës të cilët janë të punësuar në këtë repart, për momentin nëntë prej 56 kanë fruth. Nuk është i saktë numri prej 50 për qind, por 16 për qind e të punësuarve janë të sëmurë”.
Në spitalin e përgjithshëm, 70% e të punësuarve janë të vaksinuar ndërsa ta që s’janë vaksinuar do të vaksinohen me MRP vaksinën sa më shpejtë të jetë e mundur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Reparti kirurgjik do të jetë i mbyllur për një javë, ndërsa pacientët do vazhdojnë ta kenë mbrojtjen shëndetësore të domosdoshme. Ai do të dërgohen në Ohër dhe Manastir.
Nga fillimi i epidemisë deri tash, në Qendrat për Shëndet Publik, janë vaksinuar 1.7880 persona, prej tyre 65% janë punëtorë shëndetësore, studentë dhe nxënës në shkollat e mesme.
Numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar deri në moshën 14 vjeçari me MRP vaksinën nga fillimi i epidemisë në gjithë republikën është 25.808.
Vaksinimi është masë e vetme për parandalimin e shpërndarjes së epidemisë nga fruthi dhe rritja e imunitetit kolektiv.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...