Në tremujorin e parë të vitit 2022, popullsia aktive në vend ishte 811.197, prej tyre 691.498 ishin të punësuar dhe 119.699 ishin të regjistruar si të papunë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.
Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 55.3 për qind, shkalla e punësimit 47.1 për qind, ndërsa shkalla e papunësisë është 14.8 për qind dhe ka rënie krahasuar me normën në tremujorin e katërt të vitit 2021 kur ishte 15.2 për qind.
Nga Enti Shtetëror i Statistikave informojnë se gjatë përpunimit të të dhënave për tremujorin e parë të vitit 2022, janë përdorur shpërndarjet demografike rajonale sipas gjinisë dhe grupmoshave pesëvjeçare për kalibrimin e popullsisë sipas të dhënave nga Regjistrimi i vitit 2021./telegrafi/
Zbulohet e vërteta e “lidhjes” së Megan Fox me Michele Morro...
Kryeministri i ri i Sirisë u bën thirrje refugjatëve sirianë...
Konjufca priti në takim përfaqësuesit e Këshillit Ndërkombët...
“Je tu bë debat me femra”, Anisa këshillon Drilonin për deba...
Ramush Haradinaj sot prezanton kandidatët për deputetë nga G...
Dëmtoi mikrofonin në Kuvendin e Prishtinës, gjykata refuzon ...