Nxënësit e shkollave të mesme të moshës 15 vjeçare nga të gjitha gjimnazet e Maqedonisë, në fund të këtij muaji do të testohen nga PISA 2018 testi ndërkombëtar.
Nga ky testim do të dalin rezultatet gjuhësore, ato matematikore dhe të shkencave natyrore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në testin e mbajtur para tre vitesh, Maqedonia u radhit në vendin e 72-të, së bashku me Tunisin, Kosovën, Algjerinë dhe Republikën Domenikane.
Ky test realizohet nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OBEZH), kurse në Maqedoni organizohet nga Ministria për Arsim dhe Shkencë (MASH).
Për këtë test, drejtorët e shkollave të mesme realizuan një takim me ministreshën Renata Deskoska. Me këtë rast, u kërkua që nxënësit të motivohen për këtë test. /Telegrafi/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK