Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se deri tani votimi shkon mirë me disa probleme me pajisjet për identifikimin e personave ose ‘fingerprintave’.
Turmë ka në disa vendvotime në gjithë vendin për shkak të problemave që u paraqitën me pajisjet për identifikimin e personave përmes gjurmëve të gishtave. Disa qytetarë u ankuan se pajisja nuk i ka njohur dhe është dashur të votojnë në mënyrën e vjetër tradicionale.
Nga KSHZ njoftojnë se në 11 vendvotime ka pasur ndalesë vonimi për mbi 1 orë për shkak të problemeve teknike, ndërsa në gjashtë vendvotime, votohet sipas mënyrës së vjetër.
“Në gjashtë vende po votohet në mënyrën e vjetër. Ka edhe disa me probleme teknike dhe nuk mund të ndryshohet pajisje për shkak të automjetit dhe bëhet fjalë për një numër të vogël të votuesve”, tha Dashtevski.
Ndryshe, në këto zgjedhje lokale për herë të parë votohet me pajisje për identifikim biometrik, ndërsa për këtë qëllim janë blerë 4 mijë pajisje të shpërndara në 3.480 vendvotime./Telegrafi/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...