Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 123-të ku në rend dite janë dy Propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Kodit Zgjedhore, e ku u propozuam mijëra amendamente.
Ndryshimet parashohin një njësi zgjedhore dhe lista të hapura.
Edhe pse këto dy pika janë në rend dite, partitë politike nuk kanë arritur marrëveshje në çështjen e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në rend dite në këtë seancë plenare është edhe Propozim-ligji shtesë për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Mbrojtje, Propozim-ligji shtesë për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publikë si dhe Propozim-ligji për lobin.
Para mbajtjers së seancës së 123-të, Kuvendi ka caktuar edhe vazhdimin e seancës së 130-të ku deputetëve, mes tjerash do të bisedojnë për Propozim-ligjin shtesë për të drejtat e bashkësive që janë më pak se 20% e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për disa ligje tjera.
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...