Kaloi në lexim të parë propozim ligji për tregti me të cilin është paraparë të shfuqizohet vendimi i kufizimit kohor për shitjen e pijeve alkoolike.
Mazhoranca, e cila propozon këto ndryshime, thotë se në të ardhmen nuk do t’u kërkohet afaristëve kushte speciale për shitjen e pijeve alkoolike dhe të njëjtën do të mund ta bëjnë deri në përfundim të orarit të tyre të punës.
Mazhoranca bind se me miratimin e këtij ligji do të rritet shitja dhe se do të hyjnë më shumë të ardhura në arkën shtetërore nga akciza dhe TVSh-ja dhe nga dhënia e licencave për shitjen e alkoolit. Edhe deputetët e opozitës mbështesin këto propozime.
“Ligji i ri do të përmirësojë klimën e biznesit në vend dhe njëherit do të mundësojë të rritet interesimi i afaristëve për të marrë licenca për shitjen pakufi të pijeve alkoolike, do të rrisë përfitimet financiare në bazë të kësaj, me ç’rast do të mundësojë shteti të inkasojë më shumë të ardhura në arkën shtetërore”,- deklaroi sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, Zoran Pavllovski.
“E mbështes plotësisht miratimin e këtij ligji, njëherit mendoj se ligji aktual për kufizimin e orarit për shitjen e pijeve alkoolike nuk e arriti qëllimin”,- tha deputeti i “Opsionit qytetar të Maqedonisë”, Panço Minov.
Gjatë vitit 2016 shteti ka përfituar rreth 26 milionë denarë në bazë të dhënies së licencave për shitjen e pijeve alkoolike./TVM2
Konjufca: Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Papa Leo bën thirrje për ‘guxim’ për t’i dhënë fund luftës n...
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj
Ankohet qytetari: Çmimi në raft më i ulët, në arkë më i lart...
Tashmë është e kryer, Paz do t’i bashkohet Realit në v...