Që nga kjo pasdite uji i pijshëm në qytetin e Strugë ka filluar të vijë i turbullt dhe autoritet kanë njoftuar të ndalohet konsumimi e i tij për shkak të ndotjes së madhe që ka pësuar.
Shkak për ndotjen e tij, sipas autoriteteve, është bërë shiu i rrëmbyeshëm që prej disa orëve vazhdon në këtë qytet dhe intensiteti është shumë i lartë. Siç shihet edhe në foto uji që rrjedh nga çezmat e qytetit të Strugës ka ngjyrë të verdhë në kafe, për shkak të ndotjes.
Nga Ndërmarrja Publike e Ujësjellës Kanalizimeve Strugë informon të gjithë përdoruesit e tij në territorin e Komunës së Strugës se për shkak të reshjeve të mëdha uji është i ndotur dhe nuk duhet të përdoret për pirje derisa të kthehet në normalitet- thuhet në një njoftim të ndërmarrjes publike./alsat/
Shqipe Selimi: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë nëpë...
Kurti: Në Prekaz historia u shkrua me zjarr dhe gjak
Haxhiu: Epopeja e UÇK-së ndryshoi rrjedhën e historisë së Ko...
Kuvendi i Shqipërisë nis me një minutë heshtje për heroizmin...
Albin Kurti s’i flet Vjosa Osmanit në kuvend, Konjufca ia zg...
Osmani: Tri ditët e Epopesë, janë histori e shkruar me qëndr...