Një efektiv policie ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa është ndjerë keq në punë.
Mësohet se punonjësi i policisë kufitare të Sarandës, Ilirjan Goga 63 vjeç, ka shfaqur probleme në vendin e punës duke bërë që ti vihet në ndihmë.
Ai ndodhej në skaf duke patrulluar në momentin kur dhe ka shfaqur probleme shëndetësore.Por rrugës për në spital, ai ka ndërruar jetë, duke bërë që mjekët ta deklarojnë të vdekur.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 63-vjeçarit, teksa po punohet për zbardhjen e tyre.
Paraprakisht mendohet se Goga mund të ketë pësuar infarkt, teksa ekspertiza mjeko-ligjore pritet të zbulojë më shumë.
Punëtorët e sigurimit fizik në UP nisin grevën
Mot i paqëndrueshëm në Kosovë
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita