Aleanca Veri-Atlantike nëpërmjet një deklarate në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, ka kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme për dalje nga kriza politike.
NATO kërkon që mandatin për formimin e Qeverisë t’i jepet liderit të partive që kanë mbledhur nënshkrimet e mjaftueshme për të formuar Qeverinë e re.
“Pas përpjekjes së parë për të formuar Qeveri, tani njoftohet se, në përputhje me kërkesat e përcaktuara nga Presidenti, janë mbledhur nënshkrimet e mjaftueshme të deputetëve. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen në deklaratat dhe veprimet e tyre dhe të marrin vendime për të mirën e të gjithë qytetarëve”, thuhet në komunikatën e NATO-s, shkruan Portalb.
Në komunikatë gjithashtu theksohet se NATO mbetet e angazhuar për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veri-Atlantike, në përputhje me vendimin e marrë në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008 dhe deklaratat e bëra në samitet tjera të NATO-s
Limaj i shkruan Bedri Hamzës: Nisma e gatshme për t’iu bashk...
Haxhiu dekreton një sërë ligjesh, përfshirë anëtarësimin në ...
Isufaj pret delegacion amerikan e ndërkombëtar, në fokus sun...
Thaçi: Ka ardhur koha që presidenti të zgjidhet drejtpërdrej...
Programi europian për bashkitë, Rama: Investim strategjik pë...
Zjarr i madh në një servis në Pejë – digjen disa automjete, ...