Institucionet shëndetësore po luftojnë me problemin e mungesës së infermiereve, teknikëve dhe gjinekologëve, ndërsa shoqatat e tyre thonë se me vite nuk mund të sigurojnë të drejtat e tyre.
Në Maqedoni ka rreth 10 mijë motra medicinale, teknikë dhe gjinekologe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në spitalet në vend po mbyllen departamente të ndryshme pasi nuk ka kuadër të mjaftueshëm. Dy ditë më parë, reparti i Hematologjisë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup ishte mbyll për shkak të mungesës së kuadrit të infermierëve.
Pacientët e këtij reparti u transferuan në Onkologji dhe Endokrinologji, duke qëndruar dy persona në një dhomë, edhe pse një gjë e tillë është e palejueshme.
Kjo Klinikë ka nevojë për punësimin e të paktën 100 infermierëve për normalizimin e gjendjes. Por, edhe tre javë nga paraqitja e kërkesës, ende nuk ka asnjë përgjigje nga dikasteri i Shëndetësisë./Telegrafi
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...