Është për të ardhur gjynah se si një grup njerëzish të kriminalizuar po i shfrytëzojnë shkollarët dhe disa aktivistë të pavetëdijshëm për të shkaktuar incidente e për të luajtur lojëra luftarake me të cilat dëshirojnë të shpëtojnë veten nga dënimi që po ju vie.
Fillimisht me humbjen e pushtetit, e pastaj besa edhe me do dënime të tjera, shkruan në shkrimin e tij të fundit kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI), haxhi Sulejman efendi Rexhepi apo siç e njohin myslimanët e Maqedonisë si Mulla Sula.
“Kam filluar të mendoj se do jetë ndonjë mallkim që po i sillet Maqedonisë vërdallë, sepse, sa herë që njerëzit e sajë po fillojnë të kthjellen, diçka po i tërheq në llumin dhe batakun e nacionalizmit të llojit më primitiv ballkanik që si ndonjë përbindësh po gllabëron shpresën, dritën, mirëkuptimin, dashurinë. Ndryshe nuk di të shpjegoj faktin që edhe pas një çerek shekulli, ky shtet nuk po bëhet shtet dhe, në fakt, po shndërrohet në gaz të botës”, shkruan efendi.Rexhepi.
Sipas tij Maqedonia, mjerisht, sot po perceptohet si një xhuxh i obsesionuar me madhështi e lashtësi fiktive që në vazhdimësi jeton në ankth se Shqiptarët, ndonjë “fuqi e errët” nga jashtë apo tradhëtarët e brendshëm po ia bëjnë varrin.Është tmerr të jetosh me bindje se do të të sekuestrohet ose do të të shitet gjuha, flamuri, përkatësia kombëtare, kisha, heronjtë antikë, kufinjtë, teritori, fryma, ajri, uji…
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...