Ministria e Shëndetësisë informon se në sezonin 2020/202 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 539. Kjo paraqet 92.5% më pak raste në krahasim me vitin e kaluar.
Nga MSH thonë se numri më i madh i të prekurve nga gripi sezonal janë të moshës 15 deri 64 vjeçare (228 raste), ndërsa incidenca më e madhe është regjistruar tek fëmijët prej 0 deri 4 vjeç, përcjell telegrafi maqedoni.
“Në javën e pestë të 2021, janë paraqitur 45 raste të të sëmurëve nga gripi, me çka shënohet ulje në krahasim me sezonin e kaluar. Në RMV, përfshirë javën e pestë, janë vaksinuar gjithsej 39.488 persona kundër gripit sezonal. Prej tyre 28.922 janë vaksinuar falas, ndërsa të tjerët me vaksina komerciale”, thonë nga MSH.
Më tej shtojnë se masat për mbrojtje nga COVID-19 kanë kontribuar për uljen e numrit të të prekurve nga gripi sezonal.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK