Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në ora 14:30 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit arriti dërgesa e dytë e vaksinës ruse.
Kjo dërgesa, sipas MSH-së, është për rivaksnimin e 3.000 punonjësve shëndetësorë.
Ndryshe, gjatë ditës së sotshme në mëngjes arritën edhe 24 mijë vaksinat e AstraZeneca që erdhën përmes Kovaks sistemit.
Me 24 mijë vaksinat kundër coronavirusit pritet që të mërkurën të fillojë imunizimi i popullatës në Maqedoninë e Veriut.
Ndryshe, vaksinimi në Maqedoni filloi më 17 shkurt me vaksinat e dhuruara ku prioritet për vaksinim kishin punonjësit shëndetësorë. Me vaksinat “AstraZeneca”prioritet për imunizim do të kenë personat mbi 70 vjet”./Telegrafi/
Dënimi me 15 vjet i kosovarit në Beograd, Syla: Serbia po te...
Kosova përfiton mbi 10 milionë dollarë nga “Pandemic Fund”
Specialja publikon edhe qesen me mbeturina në të cilën Kilaj...
Një shtetas i Kosovës dënohet në mungesë me 15 vjet burgim n...
SPK: Suspendimet e ngutshme dëmtojnë rëndë institucionin
‘Javelin’ arrin në Shipëri, ambasada amerikane e sheh si tre...