Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 652.680 doza të vaksinave, ndërsa 243.727 qytetarë janë rivaksinuar.
“Dje janë vaksinuar gjithsej 11.393 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 8.355 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 496.228 qytetarë.
Sipas të dhënave të fundit, 53% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 50% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Sipas të dhënave të fundit, 45% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 39% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH.
Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të regjistrohen në platformën vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim./Telegrafi/
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri