Vaksinimi kundër Kovid-19 po zhvillohet normalisht në të gjitha pikat nëpër vend. Interesi për vaksinim po rritet çdo ditë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në pikat e vaksinimit në vend, siç theksohet, në konkludim me ditën e djeshme, u vaksinuan gjithsej 74076 qytetarë.
Dozën e pare të vaksinës dje e kanë marrë 7963 qytetarë, ndërsa dje u vaksinuan gjithsej 9123 qytetarë. Në vend, gjithsej 92,253 qytetarë morën vaksinë dhe rivaksinim. Sipas shifrave të fundit, 25 përqind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Vaksinimi kryhet në përputhje me Planin Kombëtar të Imunizimit. Vaksinohen personat e rritur, qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në faqen e internetit vakcinacija.mk janë vaksinuar dhe njerëzit e punësuar në infrastrukturën kritike gjithashtu janë vaksinuar.
Vaksinimi masiv zhvillohet në disa qytete të vendit, edhe atë në A1 QS “Boris Trajkovski” në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir dhe Ohër. Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të regjistrohen masivisht në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për tu vaksinuar, thuhet në kumtesë./koha.mk/
Gola në KiE: Kosova me zgjedhje të besueshme dhe demokraci f...
SHBA sekuestron anije iraniane, paralajmërohen bisedime të r...
Aktakuzë ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve
Dienit Isufi, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Shpallja e aktgjykimit për rastin ”Banjska” këtë javë
BE dhe OKB: Duhen 71.4 miliardë dollarë për rindërtimin e Ga...