Lidhur me spekulimet e raportuara për përdorimin e gjuhës maqedonase në kuadër të Kombeve të Bashkuara, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se i vetmi dokument referues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për atributet kryesore dhe të dhënat për vendet është UNTERM (shkurtesë e UN Terminology), njoftojnë nga MPJ.
“Në të ofrohen informacionet bazë për secilin vend: emrin zyrtar, emrin e shkurtër, gjuhën e shtetit, emrin e valutës, kodet ISO etj.
Sekretariati i OKB-së, si dhe të gjitha organet e tij, është i detyruar t’u përmbahet dhe t’i respektojë të dhënat e paraqitura në të (UNTERM). Të punësuarit e Sekretariatit të KB-së nuk kanë kompetenca për interpretim të çështjeve të këtilla. Sekretariati i KB-së udhëheq dhe ka kompetenca në menaxhimin e çështjeve rreth përdorimit të 6 gjuhëve zyrtare të Organizatës (angleze, frënge, spanjolle, arabe, kineze dhe ruse)”, thonë nga MPK.
Misioni i përhershëm i Maqedonisë së Veriut pranë KB-së në Nju Jork, theksojnë nga MPJ, mban takime të rregullta me përfaqësues të Sekretariatit të KB-së, dhe në atë drejtim nuk ka asnjë indikacion që mund të kenë lidhshmëri me spekulimet të publikuara.
“Në përputhje me interesin e opinionit, Misioni ynë në Nju Jork i kontaktoi përfaqësuesit e Sekretariatit, nga ku edhe zyrtarisht na u konfirmua praktika dhe rregullativa aktuale, përmes të cilave kategorikisht hedhen poshtë të gjitha spekulimet e raportuara në media për gjoja “instruksion të brendshëm në OKB për mënyrën e përdorimit të termit – Gjuha maqedonase”, shtojnë nga atje.
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...