Ministria për Punë të Jashtme e Greqisë, nëpërmjet një kumtese, ka reagur për “përdorimin e përsëritur të gabuar të emrit të IRJM-së” nga ana e komisratit evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn në intervistë për gazetën gjermane “Spiegel”.
Nga MPJ greke thonë se përdorimi i “shprehjeve të papërshtatshme” nuk ndihmon arritjen e avancimit në bisedimet për emrin, por edhe nuk është në pajtim me rolin e BE-së.
“Ftojmë komisarin Hahn të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe të mos i shkelë, ndër të tjera edhe detyrimet e vetë BE-së, e në veçanti gjatë një periudhe kritike siç është tani kur zhvillohen negociatat për emrin. Përdorimi i përsëritur i këtyre shprehjeve të papërshtatshme nuk ndihmon procesin e negociatave për emrin, por edhe nuk janë në pajtim me rolin konstruktiv që duhet ta ketë BE-ja”, thuhet në kumtesën e MPJ greke./Telegrafi/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...