Për shkak të incizimit të paautorizuar para dhe brenda në objektin e Gjykatës, dje në ora 14, pas koordinimit dhe udhëzimeve paraprake nga prokuror publik në detyrë, janë arrestuar M.I. (29) nga Shkupi, kameraman i një televizioni të Maqedonisë dhe B.U.(35), kameraman i një televizioni nga Kosova, informojnë nga MPB-ja.
“Me personat e arrestuar është kryer bisedë informative në stacionin policor Kisella Vodë, pas çka ata janë lënë të lirë. Nga SPB Shkupi do të dorëzohet raport deri te Prokuroria themelore publike e Shkupit për masat e ndërmarr deri më tani”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Siç thuhet në kumtesën e MPB-së, në këtë rast, sikur edhe në rastet tjera, MPB ka vepruar në pajtim me normat ligjore, duke i zbatuar standardet profesionale.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata