Moti sot në Maqedoni të Veriut do të jetë paradite me vranësira të ulëta deri në mesatare, ndërsa në orët e pasdites dhe të mbrëmjes në shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë.
Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erëra të forta, shkarkime elektrike dhe breshër.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 25 deri në 34 gradë.
UV indeksi do të jetë = 7.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të vogla deri mesatare.
Pasdite dhe në mbrëmje në pjesë të luginës do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...