Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale, ndërsa do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Siç njofton HMRC, temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35 gradë.
Nesër pasdite do të ketë dukuri lokale të jostabilitetit me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë të fortë nga veriu që do të shkaktojnë rënie të lehtë të temperaturës, sidomos në pjesët veriore.
Nga e mërkura pritet rritje e ndjeshme e temperaturave./alsatm/
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli