Bashkia e Pogradecit, në bashkëpunim me emergjencat civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga përmbytjet.
Vetëm në qytetin e Pogradecit do të trajtohen me paketa ushqimore 62 familje, të cilat kanë pësuar dëme të shumta në banesat e tyre si pasojë e vërshimeve të ujit.
Ndërkohë, sipas sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Pogradec, Dritan Babasuli, në fshatin Rëmenj janë evakuuar 6 familje, të cilat do të përfitojnë bonus qeraje nga bashkia deri në momentin që banesat e tyre të rikonstruktohen dhe të bëhen sërish të banueshme.
Nga verifikimet paraprake në terren rezulton se janë prekur rreth 62 banesa, ndërsa janë evakuuar 6 familje. Janë dëmtuar gjithashtu 7 ura, si dhe është prekur rrjeti rrugor në disa akse, përfshirë rrugën për në fshatin Grunjas dhe rrugë dytësore në zonat rurale të njësive administrative Çërravë, Buçimas dhe Mokër.
Bashkia Pogradec bën me dije se situata vijon të monitorohet dhe ekipet janë në terren për vlerësim të plotë të dëmeve dhe ndërhyrje sipas nevojës, shkruan A2CNN.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...