Goran Momirovski, anëtari i grupit të kandidates për presidente të vendit, Gordana Silajovska, sot tha se në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, ka folur për ankesat e djeshme të disa institucioneve, të cilat shprehëm dyshime për rregullsinë e këtyre zgjedhjeve në kontekstin e aplikacionit të LSDM-së për grumbullimin e të dhënave nga qytetarët për të cilën dyshojnë se kanë përfunduar në serverin e LSDM-së.
“Si konfirmim i dyshimeve tona erdhi tërheqja e djeshme e aplikacionit nga shërbimi “Google Play” dhe më vonë rënia e serverit të LSDM-së, ku dyshojmë se ruhen të dhënat personale dhe të dhënat e qytetarëve”, tha Momirovski.
Ai shtoi se me kryetarin e KSHZ-së, Oliver Derkovski biseduan për atë se cilat janë kompetencat e KSHZ-së dhe çfarë mund të bënin, dhe se ai i ka premtuar se gjithçka brenda kompetencave të Komisionit do të ndërmerret dhe do të hetojë pretendimet për parregullsi në konteksti e asaj që KSHZ që mund të bëjë në këtë rast.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...