Shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në pjesën më të madhe të Shkupit është bërë një defekt, përkatësisht zjarri në afërsi të nënstacionit në Pintija.
Pjesa më e madhe e Shkupit ka mbetur pa energji elektrike. Vendbanimet Aerodrom, Novo Lisice, Vodno, Kisella Voda, Qendër, Katlanovë, Kozle, Taftalixhe janë vetëm disa nga vendet që kanë mbetur pa energji elektrike.
“Nuk ka pasur rrymë për shkak të shpërthimit të rrjetit të tensionit të lartë të MEPSO-s, për të cilin nuk kemi informacion të plotë se çfarë ka ndodhur, por ekipet tona janë gjithmonë në dispozicion dhe në shërbim të MEPSO-së që Shkupi të kyçet nën rrymë “, thonë nga EVN-ja./TS
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...