Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini pret që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në fjalimin e saj para komitetit për punë të jashtme të Kuvendit Evropian, Mogherini theksoi se do të ishte gabim i madh strategjik dhe shembull për “shkurtpamësi” të BE-së nëse nuk merr vendim për nisjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën në qershor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Politika e zgjerimit të BE-së, sipas saj, është një nga tregimet e suksesshme gjatë kohës së mandatit së saj pesëvjeçar.
“Kur do ta shihni hartën e Evropës, e shihni se Ballkani është pjesë e saj. Për këtë arsye, në vend termit zgjerim, unë personalisht dua të flas më shumë për bashkimin e Ballkanit me Evropën”, tha Mogherini.
Ajo si shembull të suksesshëm të politikës evropiane ndaj Ballkanit ceku marrëveshjen e Prespës mes Shkupit dhe Athinës.
“Politika ndaj Ballkanit është tregim i suksesshëm që kishte fillim të vështirë”, tha mes tjerash Mogherini./Telegrafi/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër