Për të forcuar përparimi i Ballkanit, tani është koha për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shpresoj se liderët tanë do të marrin vendimin e duhur në ditët në vijim, tha sot Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.
Në një fjalim për “Rolin e BE-së si një lojtar global” në Universitetit e Oksfordit, Mogherini theksoi ndër të tjera, se BE duhet të stabilizohet dhe të bashkojë kontinentin e vet duke sjellë Ballkanin Perëndimor në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për t’i bërë luftërat të pamundura në kontinentin tonë, Evropa duhet të bashkohet duke futur Ballkanin në BE”, tha Mogherini.
“Vitet e fundit kemi bërë hapa domethënës, duke filluar nga marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa përparim i rëndësishëm, megjithë vështirësitë, është arritur në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Mogherini.
Ajo vlerësoi që të gjashtë partnerët në rajon kanë zbatuar reforma kryesore dhe se liderët dhe popujt e Ballkanit Perëndimor janë bërë të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...