Sezoni i daljes së rriqrave ka filluar. Disa qytetarë që u kafshuan nga këto insekte në periudhën e kaluar, kanë kërkuar ndihmë mjekësore tek Spitali Infektiv dhe në Klinikën Shën Naum Ohridski për Sëmundjet Kirurgjikale.
Pas trajtimit mjekësor të gjithë pacientët u lëshuan për trajtim në shtëpi. Askush nuk kishte komplikime nga kafshimet, as nuk kishte ndonjë sëmundje ngjitëse që transmetohej nga rriqrat, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Një deri në dy javë pas pickimit, nëse pacienti merr ethe të larta ose skuqje në vendin e kafshimit, kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor.
Epidemiologët u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos eksperimentojnë dhe të heqin vetë. Në këtë rast, ata rrezikojnë një përkeqësim të shëndetit të tyre. Moti i nxehtë ka bërë daljen e rriqrave nëpër parqe, livadhe dhe pyje. Si një masë mbrojtëse kur ecni në natyrë, mbani veshje të përshtatshme me mëngë të gjata për të mbrojtur sa më shumë pjesë të mundshme të trupit.
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...