Lideri i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis tha se njohja e gjuhës maqedonase dhe e kombësisë maqedonase është një koncesion kombëtar që nuk ishte bërë nga ndonjë qeveri e mëparshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mitsotakis tha se ata kishin paralajmëruar tashmë për “rreziqet e mëdha që fsheh nënshkrimin i marrëveshjes problematike e Prespës”, njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina.
“Ne thamë se njohja e gjuhës maqedonase dhe e kombësisë maqedonase është një koncesion kombëtar që nuk ishte bërë nga ndonjë qeveri e mëparshme. Thjesht, Tsipras tha “po”, ku të gjithë më parë thamë “jo”. Aty ku Konstantinos Mitcotakis tha “jo”, ku Kostas Karamanlis tha “jo”, ku Antonis Samaras tha “jo”, tha Tsipras “po.” Në këtë mënyrë, ai e lejoi Zaevit që tani të na mban në dorën e tij. Na thotë: Cila Veriore e Maqedonisë, ne jemi maqedonas, flasim maqedonisht dhe nesër ne do të kërkojmë që gjuha maqedonase të mësohet zyrtarisht në vendin tonë”, tha lideri i Demokracisë së Re.
Mitsotakis, përsëriti edhe njëherë se partia e tij nuk do ta mbështesë marrëveshjen e Prespës.
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...