Këshilli i Ministrave miratoi hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Strugë të Maqedonisë së Veriut.
Në mbështetje të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi hapjen e konsullatës në Strugë, ndërsa shpenzimet për hapjen e këtij posti konsullor të përballohen nga buxheti i vitit 2020, miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.
Për zbatimin e këtij vendimit ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare” të Shqipërisë.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten