Ministria e Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut shpreh ngushëllime për viktimat nga shpërthimi në Bejrut dhe potencon se ushtarët e saj në Liban janë të sigurt.
“Ministria e Mbrojtjes shpreh ngushëllime të thella për viktimat nga shpërthimi në Bejrut, Liban. Ju informojmë se pjesëtarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut në misionin e Kombeve të Bashkuara në Liban, UNICIFL, janë të sigurt”, thonë nga ministria.
Në misionin në Liban për momentin janë të angazhuar tre ushtarë të Maqedonisë së Veriut, të cilat janë të shpërndarë dhe i kryejnë detyrat e tyre në lokacione të sigurta jashtë Bejrutit.
Ndryshe, nga shpërthimi i djeshëm në Bejrut sipas informacioneve të fundit, mbi 70 persona e kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë lënduar./Telegrafi/
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...