Ministria e Drejtësisë është e gatshme për takim, por kur do të mbahet takimi kjo varet nga OBRM-PDUKM, që duhet të dorëzojë propozimet e veta për Ligjin për prokurori publike.
“Pritet që OBRM-PDUKM të japë propozimet e veta për dallime kyçe, dhe që do të sipas rekomandimeve evropiane. Pasi që të jenë të gatshëm, do të ketë takim. Varet nga ato”, thonë për AIM nga ministria e Drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Takimi i fundit mes përfaqësuesit e pushtetit dhe opozitës maqedonase ku është shqyrtuar teksti i Ligjit për prokurori publike me çka rregullohet statusi i PSP-së, është mbajtur pardje.
“Duke marrë parasysh që dallimet kyçe mbesin, dy palët u pajtuan që konsultimet për ligjin të vazhdojnë. Edhe një herë theksuam se të gjitha partitë politike duhet të japin prioritet perspektivës evropiane të vendit tonë, duke marrë parasysh rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës dhe shtetit të së drejtës, dhe që janë kyçe për nisjen e bisedimeve me BE-në”, kumtuan nga ministria e Drejtësisë.
Kryeministri Zaev deklaroi se është përgatitur versioni i ri i Ligjit për prokurori publike ku, siç tha ai, në disa segmente të caktuara pranohen një pjesë e madhe e sugjerimeve të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...