Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka dhënë sot detaje rreth vrasjes së 14-vjeçares nga Shkupi dhe 74-vjeçarit i cili u gjet i vrarë në afërsi të Velesit.
Sipas tij dyshohen pesë persona, tre prej të cilëve janë në paraburgim, një në bisedë informative dhe një jashtë shtetit, raporton Alsat.
|Që të dy personat edhe e mitura nga Shkupi dhe 74-vjeçari nga Velesi dje u gjetën nga policia të vrarë dhe të varrosur njëri në Shkup dhe tjetri në Veles. Masat e ndërmarra nga ana e policisë na sollën deri tek autorët e këtij krimi, ata janë privuar nga liria. Lidhur me dy rastet janë të dyshuar 5 persona, tre prej tyre janë në paraburgim, një është jashtë shtetit dhe personi i 5, babai i të miturës është ndaluar dhe me të po zhvillohet bisedë informative”, ka thënë Spasovski në konferencë për media.
Ai ka thënë që motivi i të dy vrasjeve ka qenë interesi, ku në një rast është përfshirë edhe një person nga familja më e afërt e viktimës.
“Një prej personave, në marrëveshje dhe në dijeni, sipas konstatimeve fillestare, të një familjari ka organizuar ekzekutimin e krimit, me qëllim zhvatjen e parave nga nëna e të miturës, nga të cilat të gjithë personat e përfshirë do të përfitojnë financiarisht”, ka thënë ai.
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell